Bunker tour
Nisuni drejt një ekspedite në kërkim të copëzave të historisë tonë dhe shijoni cdo pjesë të saj.Në këtë ekspeditë 10 ditore do të keni mundësinë të shihni bazat me te famshme ajrore te Shqipërise si dhe bazat tona detare.
Përshkrimi
Dita e parë
Mbërritja në aeroportin e Rinasit. Prezantimi me përfaqesuesin e agjensisë. Nisja drejt Durrësit në hotel me 4 yje. Qëndrimi në hotel.
Dita e dytë
Mëngjesi në hotel. Briefing me një specialist në fushën e fortifikimeve. Më pas nisja drejt Durrësit për të vizituar Muret e Qytetit të Vjetër dhe Amfiteatrin. Më pas nisja drejt Malit të Robit për të vizituar bunkeret që ndodhen buzë detit. Pushim në një nga bunkeret me snacks. Nisja drejt hotelit. Darka në hotel. Qëndrimi në Durrës.
Dita e tretë
Mëngjesi në hotel. Gjatë rrugës do të ndalohet për foto stop në hyrje të Lushnjes në bunkered që ndodhen anës rrugës. Më pas do të bëhet një ndalesë në Fier Shegan për të vizituar bunkerët dhe depon e municioneve. Ndalesë për kafe dhe snack. Nisja drejt Kucoves për të vizituar bazën ajrore me avionët MIG. Më pas nisja drejt Beratit. Vizitë në Kalanë e Beratit dhe Muzeu I Onufrit. Akomodimi në hotel “Tomorri”. Darka në hotel.
Dita e katërt
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Sarandës. Gjatë rrugës do të bëhet një ndalesë për kafe. Mbërritja në Gjirokastër dhe vizitë kalasë dhe tunelit që shërbente si vend strehimi. Do të qëndrojmë për drekë në një nga restorantet në qendër të qytetit. Gjatë rrugës për në Sarandë do të qëndrojmë për një foto stop në Qafë Muzinë për të vizituar bunkeret që ndodhen në fushë. Mbërritja në Sarandë dhe akomodimi në hotel “Brilant”. Darka në restorant “Vaso Gjoni” me menu peshku. Nata në Sarandë.
Dita e pestë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Butrintit. Vizitë e Qytetit të Vjetër të Butrintit dhe muzeut. Qëndrim I shkurtër në Restorant “Livia” për kafe. Nisja drejt kalasë së Lëkurasit. Vizitë e kalasë dhe qëndrimi për drekë. Kthimi në hotel. Darka tek “Vaso Gjoni” me menu mishi. Qëndrimi në hotel.
Dita e gjashtë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Porto Palermos. Mbërritja në Porto Palermo dhe vizitë kalasë së Ali Pashë Tepelenës. Vizitë e bazës së nëndetëseve të Porto Palermos. Më pas nisja drejt Vlorës ku do të vizitohet baza detare e Pash Alimanit. Vizitë e nëndetëseve dhe dhe bazës. Nisja drejt hotelit në Vlorë. Akomodimi në hotel ku do të qëndrohet për darkë në restorantin e hotelit.
Dita e shtatë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Apollonisë ku do të vizitohet Qyteti I Vjetër. Më pas nisja drejt Krujës ku gjatë rrugës do të bëhet një ndalesë e shkurtër. Mbërritja në Krujë dhe vizitë Pazarit të Vjetër dhe Kalasë. Dreka në një nga restorantet e qytetit. Më pas nisja drejt Shkodrës. Mbërritja në Shkodër dhe akomodimi në hotel Grand Europa Park 5*. Darka në restorant “Tradita” me muzikë live. Kthimi në hotel dhe qëndrimi në Shkodër.
Dita e tetë
Mëngjesi në hotel. Gjatë rrugës për në Tiranë do të ndalojmë në Bazën Ajrore të Gjadrit ku do të bëhet vizitë e bazës dhe më pas ndalesë në Bazën Detare të Shëngjinit ku do të vizitohet baza dhe tunelet. Dreka në restorant “Klubi i Rrenave” në Shëngjin. Mbërritja në Tiranë dhe vizitë e qytetit me autobus. Akomodimi në hotel në Tiranë. Darka në hotel.
Dita e nëntë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Elbasanit ku do të qëndrohet për kafe në Kalanë e Elbasanit. Vazhdojmë udhëtimin drejt Qafë Thanës për të vizituar bunkeret që ndodhen afër kufirit. Dreka në një restorant në Qafë Thanë. Kthimi në Tiranë. Darka në restorant “Sky Tower”. Qëndrimi në Tiranë.
Dita e dhjetë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt aeroportit të Rinasit.
Fundi i udhëtimit.
galeria
View the embedded image gallery online at:
https://www.concord.al/al/vizito-shqiperine/turet-ne-shqipe-ri/162-bunker-tour#sigFreeId67af3af789
https://www.concord.al/al/vizito-shqiperine/turet-ne-shqipe-ri/162-bunker-tour#sigFreeId67af3af789