Vizitoni Shqiperine
Vizitoni Shqipërinë si asnjëherë më parë nën guidën e mrekullueshme të Concord Travel. Do të keni mundesine te shijoni disa nga pikat më të bukura turistike të Shqipërisë, ku do të keni mundësinë edhe të provoni veten në sportin e gjuetisë
Përshkrimi
Dita e parë
Mbërritja në aeroportin e Rinasit. Prezantimi me përfaqësuesin e agjensisë dhe nisja drejt hotel Theranda në Tiranë (ose i ngjashëm me 4*). Vizitë e Sheshit Skënderbeu, Xhamia e Et’hem Beut, Sahati, Ministiritë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Piramida, Muzeu Historik Kombëtar. Drekë tek restorant “Gambero Rosso” me menu peshku. Pasdite vizitë e Galerisë së Arteve. Darkë tek “Sky Tower” ku mund të shijoni një pamje të mrekullueshme të Tiranës nga lart. Qëndrimi në Tiranë.
Dita e dytë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Beratit. Vizitë e Kalasë së Beratit. Berati është një nga qytet më të vjetra në Shqipëri. Kalaja e Beratit ndodhet në majë të kodrës me lartësi 187 m dhe nga Kalaja mund të shijoni pamje nga qyteti i Beratit. Vizitë e muzeut “Onufri”. Gjatë kthimit për në Tiranë do të qëndrohet për drekë tek restorant “Fiore” në Kavajë. Pas drekës, do të nisemi për në Durrës ku do të vizitojmë qytetin e vjetër të Durrësit me Muret dhe Amfiteatrin. Amfiteatri i Durrësit është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan dhe ndodhet në qendër të qytetit. Kthimi për ne Tiranë dhe qëndrimi në hotel.
Dita e tretë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Krujës, e njohur si shtëpia e heroit tonë kombëtar Skenderbeu, I cili udhëhoqi shqipëtarët për 25 vjet në luftë kundër pushtimit osman. Vizitë e kalasë së Krujës dhe muzeut. Nisja drejt Shkodrës. Në Shkodër do te vizitohet Kalaja e Shkodrës ose sic njihet ndryshe “Rozafa”. Kalaja ndodhet në majë te kodrës me të njejtin emër. Drekë tek Restorant “Tradita”. Pas drekës nisja drejt Lezhës, I njohur për lidhjen e famshme “Lidhja e Lezhës” 1444. Pas mbërritjes në Lezhë, akomodimi në hotel “Sangiovani”. Darka në hotel dhe qëndrimi ne Lezhë.
Dita e katërt
Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës do të jetë gjueti sipas sezonit. Dreka. Pas gjuetisë, kthimi për në hotel. Darka në hotel me muzikë live dhe qëndrimi në Lezhë.
Dita e pestë
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt aeroportit të Rinasit.
Galeria
View the embedded image gallery online at:
https://www.concord.al/al/vizito-shqiperine/ture-speciale/165-vizitoni-shqiperine-ne-4-net-dhe-5-dite#sigFreeId727bad149c
https://www.concord.al/al/vizito-shqiperine/ture-speciale/165-vizitoni-shqiperine-ne-4-net-dhe-5-dite#sigFreeId727bad149c