Kroaci (Dubrovnik)

Kaloni pushimet tuaja ne vendet qe kemi perzgjedhur per ju qe te shijoni ne menyre te jashtezakonshme cdo moment te qendrimit tuaj.
Sot qyteti më jugor i Kroacisë, me një histori gati 1 mijë vjeçare,  konsiderohet si një prej pikave turistike më tërheqëse në Adriatik. Vija bregdetare me peisazhe idilike, plazhe e gadishuj të pyllëzuar si dhe qindra ishuj të shtrirë si me dorë  përgjatë bregut
I quajtur shpesh “Perla e Adriatikut”, Dubrovniku nuk njihet vetëm falë detit të kaltër e të kulluar, por edhe prej trashëgimnisë së vyer historike e kulturore. Qyteti, i kornizuar nga muret antikë, ruan me fanatizëm një traditë të gjallë artistike e cila shihet dhe ndihet kudo që shtrin vështrimin, duke nisur që nga kështjellat mesjetare, kishat, monumentet dhe ndërtesat e Epokës së Rilindjes e të stilit Barok.
Dubrovniku është një harmonizim mes ngjyrave, aromave, kulturës dhe gjallërisë të cilat risjellin Mesjetën dhe Rilindjen në formën e tyre më moderne.
Pas një vizite në Dubrovnik shkrimtari i famshëm irlandez George Bernard Shaw do të shkruante “Ata që kërkojnë parajsën në tokë, duhet të shkojnë në Dubrovnik“. Prandaj ne ju ndihmojme tju cojme drejt "parajses" 

Përshkrimi

Dita e Pare
07:00 Nisja me autobus nga sheshi Nene Tereza 10:00 – 11:00 Ndalesa e pare per mengjesin prane kufirit me Malin e Zi 11:00 – 11:30 Procedurat e kalimit te kufirit Pas takimit me guiden fillon udhetimi yne me autobus komod me ajer te kondicionuar drejt Kroacise. Pas ndaleses se pare ne Muriqan ku mund te shijojme dhe mengjesin, udhetimi vazhdon me procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter per fotografi. i drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi ) 13:30 – 15:00 City Tour ne Budva Aty do kemi mundesi te vizitojme Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s). Gjithashtu do kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem. Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me Traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut. 19:00 – 21:00 Darka dhe Akomodimi ne hotel.


Dita e Dyte
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 10:00 City Tour i qytetit te vjeter Pas mengjesit ne hotel dhe riprezantimit te programit nga guida jone fillojme viziten panoramike te qytetit te vjeter te Dubrovnikut. (Ndryshe konsierohet si Venecia ne miniature). Dubrovniku ofron nje turizem kulturor ashtu dhe veror. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s Vizita panoramike perfshin: Manastiri Francescan & Domenican ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit ). Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios, Farmacia e vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes, Portin e Qytetit etj Cfare mund te vizitoni ? • Muret e qytetit te vjeter ( Extra Pagese ) • Akuariumin ne kullen St. John ( Extra Pagese ) • Katedralen e qytetit 15:00 Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat: Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 - 2001 Pasdite kohe e lire per Shopping 19:00 – 21:00 Darka dhe Akomodimi ne hotel Ne mbremje mund te argetohemi ne disa nga ambjentet me muzike ne qytetin e vjeter


Dita e Trete
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 09:00 Nisemi per rrugen e kthimi ne Cavtat 10:00 – 11:00 Tour ne Cavtat Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Hercegnovit dhe qytetit ku do kemi ndalesen e radhes: Kotorrit. 14:00 – 15:30 Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte nje vend teper turistik i cili eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Ai ka formen e nje trekendeshi me tre Porta, duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit. Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Ndryshe quhet Qyteti i Mbretereshes Teute me nje qyteze brenda Kalase dhe me nje Keshtjelle ne maje te malit. Gjatesia e mureve arrin deri ne 4.5 km dhe ato jane ndertuar nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 14-te. Aty do te kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Pas pushimit ne Kotorr kalojme ne Tunelin e Vramacit dhe marrim drejtimin per ne qytetin turistik te Budves. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt shqiptar 21:00 Kthimi per ne Tirane. Fundi i sherbimit tone.

Cmimi dhe Datat


Cmimi 99 EUR / Personi

Ne cmim perfshihet:
Akomodimi 2 nete ne Hotel Adria 4* ose e ngjashme me mengjes te perfshire

 

Rezervoni online

Rezervoni online

Emer Mbiemer(*)
Invalid Input

Numer telefoni(*)
Invalid Input

Email(*)
Invalid Input

Numri i personave(*)
Invalid Input

Emri i tour (*)
Invalid Input

Data e rezervimit(*)
Invalid Input

Mesazhi juaj(*)
Invalid Input

Vendosni kodin(*)
Vendosni kodin
Invalid Input


Ofertat tona

Fundjavat Speciale - Argetohu dhe Relaks…

Oferte per fundjaven e Prillit 290 eur, per dy nete...

Read more

Udhetim ne Dubai

Pikat kryesore Atlantis The Palm Palm Jumeirah Burj Al Arab Dubai Mall - Shoping...

Read more

Udhetim ne grup Amsterdam

Nese kerkoni te vizitoni Amsterdamin me cmime ekonomike duke pare...

Read more

Prage

Kaloni 3 net duke perjetuar momentet me te bukura te jetes...

Read more

Kroaci (Dubrovnik)

Kaloni pushimet tuaja ne vendet qe kemi perzgjedhur per ju...

Read more