Kuba

Udhëtim në Kuba duke filluar nga 1390 euro/personi për 8 ditë Program i kombinuar 3 netë në Havana e 4 netë në Varadero. VIZITA NE VENDET ME TE BUKURA TE HAVANES QE LAKMOHEN TE VIZITOHEN NGA MILIONA TURISTE NE VIT. Jeta e natës do tju magjepsë me muzikën, kërcimin,e pijet autentike. Varadero një nga destinacionet me plazhin më të mirë në botë do jetë për 4 netë ndalesa juaj. Eksperience për të mos u harruar kurrë. Besojini eksperiencës tone 15 vjeçare në udhëtimet në Kubë. Keni mundësi të personalizoni programin tuaj me ne. Akomodime ne Casa particular, koncerte live, etj

kuba

Nisja nga Tirana me kompaninë Alitalia
Tirane- Rome- Havana

3 netë qëndrimi ne Havana ku do të keni mundësinë të njiheni me jetën e këtij qyteti magjik.
Trasfertë dhe vizitë në Havanën e vjetër ku do të vizitohen gjatë rrugës: Sheshi i Revolucionit, një nga sheshet më të mëdha në botë, vizitë në Fabrikën e Rumit, Universiteti, Fari në burgun Moro,fortesë piktoreske që ruan hyrjen në gjirin e Havanës e ndërtuar në vitin 1589, Hotel Santa Isabel, Katedralja, Muzeu i Revolucionit, Memoriali i Hose Martit , Kapitol një ndërtesë klasike, Hotel Nacional ku klientet e saj te preferuar ishin njerëz shumë të njohur si Frenk Sinatra, Rocky Marciano, Garry Cooper, Marlon Brando etj. Darka ne hotel. Më pas agjensia rekomandon frekuentimin e Salon Roho me muzikë live (nuk përfshihet në cmim)
Ditë e lirë për grupin për të vizituar qendrën e Havanës së vjetër si: Sheshi Francis Asiskog, Rrugën Oficios, Sheshin e vjetër, Rruga Mercaderes, Hotel Raquel, restorantin “Floridita” i njohur prej frekuentimit nga Ernest Heminguej, si dhe kohë e lirë për shopping dhe për të vizituar fabrikën e purove “Partagas”. Agjensia rekomandon frenkuentimin e Casa della Musica me muzikë live (nuk përfshihet në cmim). Dita e tretë në Havana e lirë, agjensia jep asistencë për të kaluar në vendet e preferuara. Në mbrëmje koncert në Kabare Parisien (nuk përfshihet në cmim).

4 netë në Varadero
Qëndrimi në Varadero në hotelin e zgjedhur me konceptin All Inclusive. Ditë të lira për banjo dielli, not etj. Gjatë qëndrimit në Varadero organizohen edhe eksursione të ndyshme fakultative. Varadero ndodhet në gadishullin e Hicacos dhe është e gjerë vetëm 1.2 km dhe lidhet me ishullin e Kubës nëpërmjet kanalit të Kawama, është pika më veriore e Kubës. Varadero njihet prej pyjeve dhe plazheve të virgjëra, shpellave dhe parqeve ekologjike si dhe prej shumëllojshmërisë së shpendëve që gjenden në këtë perlë të Kubës.
Përfshihet në udhëtim:
Akomodimi në hotel,transferta Aeroport Hotel Aeroport dhe vizita në vendet e sipërpërmendura.
Akomodimi fjetje + mëngjes në Havana
Akomodimi All inclusive në Varadero

Në paketë përfshihet:

  • Biletat e avionit me Alitalia (Tiranë-Romë-Havana) dhe kthim
  • Transfertat Aeroport-Hotel në Havana-Varadero-Aeroport
  • Hotel në Havana 3*/4*
  • Hotel me 5* all Inclusive Varadero
  • 1 ditë tur në Havana me shoqërues në gjuhën Angleze
  • Vizita Turisitke

Vetem 1390 euro/Personi

 

Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
T +355(04)22 39 003
M +355 (0) 69 40 39 003
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
www.concord.al

Turet jashtë Shqipërisë

Kuba

Udhëtim në Kuba duke filluar nga 1390 euro/personi për 8...

Lexo më shumë

Verona

 Vizitoni qytetin e bukur te Verones dhe shijoni cdo gje...

Lexo më shumë

Viena

Vendi ideal per te kaluar pushimet me te bukura ku...

Lexo më shumë

Tur ne Venecia

Shijoni pushimet ne Venecia ku do mahniteni nga bukurite perrallore...

Lexo më shumë

Tur ne Mynih

Mynihu është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe...

Lexo më shumë

Tur ne Milano

Vizitoni nje nder qytetet me te medha te Italise, gjithashtu...

Lexo më shumë

Kuba 7 net & 8 dite

Shijoni pushime te paharrueshme ne Kube nen shoqerine tone. Perjetoni...

Lexo më shumë

Udhetim turistik ne Stamboll

Mbledhja e grupit ne aeroportin Nene Tereza.Paraqitja ne aeroport duhet...

Lexo më shumë

Udhetim ne Dubai

Pikat kryesore Atlantis The Palm Palm Jumeirah Burj Al Arab Dubai Mall - Shoping...

Lexo më shumë

Udhetim ne Athine

Nisja me autobus në orën 07:00 nga sheshi përpara stadiumit...

Lexo më shumë

Udhetim ne Selanik

Nisja nga sheshi para stadiumit Qemal Stafa në orën 08:00...

Lexo më shumë