Udhetim ne Athine
Nisja me autobus në orën 07:00 nga sheshi përpara stadiumit Qemal Stafa. Kalimi I pikës kufitare të Kakavijës. Gjatë rrugës do të bëhen pushime të shkurtra. Mbërritja në Athinë dhe akomodimi në hotel me 3*. Kohë e lirë në lokalet në qendër të Athinës.
Përshkrimi
Dita e parë

Dita e dytë
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Athinës ku do të vizitohen: Akropoli, një nga monumentet më të lashta në Botën Antike, Teatri Olympia, Tempulli i Zeusit që daton që në shekullin e IV, Muzeu Kombëtar Arkeologjik, Sheshi Sintagma. Darkë në një restorant jashtë hotelit shoqëruar më muzikë folklorike.
Dita e tretë
Mëngjesi në hotel. Vizitë e zonës Plaka, një nga pjesët më interesante të qytetit për shëtitje, me monumente nga më të njohurat në Athinë, vizitë Agora e lashtë.
Dita e katërt
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Shqipëri. Fundi i udhëtimit.
Galeria
https://www.concord.al/al/jashte-shqiperise/turet-jashte-shqiperise/167-udhetim-ne-athine#sigFreeId39667bd4d5
Cmimi
Në çmim përfshihet:
Akomodimi në hotel 3* me mëngjes
Darka e ditës së dytë
Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus komod
Shoqërues shqiptarë gjatë gjithë qëndrimit