Hotel Prestige
Hotel “Prestige”, 1 km larg qendrës së Tiranës, është i vetmi oaz i gjelbëruar për ju që doni të pushoni pas një dite të lodhshme pune apo udhëtimi të gjatë.
Pershkrimi
Do të kuptoni që i keni shpëtuar rutinës, sapo të lini shkollën “Harry Fultz” në rrugën “Panorama” dhe të gjendeni përpara kompleksit me kuzhinë italiane, piceri dhe beer garden. Llojet e ndryshme të mermerit, parketet e drurit, mobiljet italiane, krijojnë një ambient origjinal luksi në hotel ku ndërthuret klasikja me modernen. “Prestige” ofron 20 dhoma të mobiluara me shije të hollë dhe finesë: standarte (dopjo, teke), superiore, treshe, suitë dhe apartament familjar. Të gjitha të pajisura me ajër të kondicionuar, televizor LCD 32″ , minibar, telefon, kasaforta, lavanderi, shërbim interneti dhe tavolinë pune. Mëngjesi, i përfshirë në çmim, shërbehet tek lounge-bar, një ambient i ngrohtë dhe qetësues në katin e fundit të hotelit. Tek Lobby Bar, në katin e parë, shijohet kafeja.
Cmimet
Tipi i dhomes | 1 Person | 2 Persona |
Standarte | 60 Eur | 70 Eur |
Superiore | 70 Eur | 80 Eur |
Triple | 80 Eur | 80 Eur |
Suite Familjare | 90 Eur | 90 Eur |
Suite Junior | 90 Eur | 90 Eur |
Suite Ekzekutive | 120 Eur | 120 Eur |
Galeria
https://www.concord.al/al/hotele/300-hotel-prestige#sigFreeId78476b0de3